Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: "E kam pyetur Profetin ﷺ: "Cili është gjynahu më i madh tek Allahu?" Më tha: “T'i bësh...
Profeti ﷺ është pyetur për gjynahun më të madh, e në atë rast ka thënë: Gjynahu më i madh është shirku i madh, që nënkupton: t'i bësh Allahut të ngjas...
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Larmadhëruar thotë: "Unë aspak nuk kam nevojë për...
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se Allahu i Lartmadhëruar thotë: "Unë aspak nuk kam nevojë për ortak." Ai është i Vetëmjaftueshëm kundrejt çdo gjëj...
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Gjithë umeti im do të hyjnë në Xhenet, përveç atyre që refuzojnë.” Të prani...
Profeti ﷺ në këtë hadith na njofton se tërë umeti i tij do të hyjnë në Xhenet, përveç atyre që refuzojnë! Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) p...
Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: "E kam dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: “Mos më shenjtëroni siç e kanë shenjtëruar të krishterët...
Profeti ﷺ në këtë hadith e ndaloi teprimin dhe tejkalimin e kufirit fetar në raport me lavdërimin dhe përshkrimin e tij me cilësitë e Allahut të Lartë...
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Nuk ka besuar ndokush prej jush derisa të më dojë mua më shumë sesa prindin,...
I Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith na tregon se një musliman nuk është besimplotë derisa t'i japë përparësi dashurisë për të Dërguarin e Allahut ﷺ...

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: "E kam pyetur Profetin ﷺ: "Cili është gjynahu më i madh tek Allahu?" Më tha: “T'i bësh ortak Allahut, ndërsa Ai të ka krijuar.” Thashë: "Kjo me të vërtetë që është e madhe. E, pastaj cili?" Më tha: “Të vrasësh fëmijën tënd nga frika se do të ushqehet së bashku me ty.” E pyeta prapë: "Pastaj cili?" Më tha: “Të bësh kurvëri me gruan e fqinjit.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Larmadhëruar thotë: "Unë aspak nuk kam nevojë për ortak. Kushdo që bën një vepër duke më bërë Mua ortak dikë në atë vepër, Unë e braktis atë së bashku me ortakërinë që ma ka bërë.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Gjithë umeti im do të hyjnë në Xhenet, përveç atyre që refuzojnë.” Të pranishmit pyetën: "O i Dërguar i Allahut, e kush refuzon?" Profeti ﷺ tha: "Kush më bindet mua, do të hyjë në Xhenet, e, kush më kundërshton, ka refuzuar."

Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: "E kam dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: “Mos më shenjtëroni siç e kanë shenjtëruar të krishterët të birin e Merjemes. Unë jam rob i Allahut, andaj thoni: "Rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.”

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Nuk ka besuar ndokush prej jush derisa të më dojë mua më shumë sesa prindin, fëmijën dhe të gjithë njerëzit e tjerë.”

Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Kumtoni prej meje qoftë dhe një ajet, si dhe nuk ka të keqe t'i transmetoni gojëdhënat e benu israilëve. Ai që gënjen për mua qëllimisht, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr.”

Mikdam ibn Madijekribi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Nuk është e largët koha kur ndonjë personi t'i arrijë hadithi nga unë, ndërkohë ai, duke qenë i mbështetur në kolltukun e tij, të thotë: "Mes nesh dhe jush është Libri i Allahut: çfarë gjejmë në të hallall, e konsiderojmë hallall, e çfarë gjejmë në të haram, e konsiderojmë haram. Atë që e bën haram i Dërguari i Allahut ﷺ është sikurse ta bënte haram Allahu."

Aishja dhe Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë: "Kur të Dërguarin e Allahut ﷺ e kapluan dhimbjet e vdekjes, e mbulonte fytyrën me një këmishë. E, kur i pushonin dhimbjet, e zbulonte. Duke qenë në këtë gjendje, tha: “Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët: varret e të dërguarve i shndërruan në faltore!” Pra, tërhiqte vërejtjen kundër veprimeve të tyre.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "O Allah, mos ma bëj varrin idhull! Allahu mallkoi një popull që i shndërruan varret e profetëve të tyre në faltore."

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Mos i shndërroni shtëpitë tuaja në varre e as mos e shndërroni varrin tim në vendfestë, por më dërgoni salavate, sepse salavati juaj më arrin kudo që jeni!”

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Umu Seleme i rrëfeu të Dërguarit të Allahut ﷺ se, gjatë kohës sa ishin në Abisini, kishte parë një kishë të quajtur Maria, dhe ia përmendi pikturat (e frymorëve) që kishte parë aty. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ata janë njerëz që, kur u vdes ndonjë rob i devotshëm, - ose ka thënë: burrë i devotshëm, - mbi varrin e tij ndërtojnë faltore dhe vizatojnë brenda saj piktura të atilla. Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu.”

Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Pesë ditë para se të vdiste, e kam dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: “Me ndërgjegje të pastër para Allahut, refuzoj të kem ndonjë mik të ngushtë nga mesi juaj, sepse Allahu i Lartësuar më ka zgjedhur mua për mik të ngushtë (ar. halil) ashtu siç e ka zgjedhur mik të ngushtë Ibrahimin. Madje, sikur të kisha zgjedhur dikë për mik të ngushtë, do ta kisha zgjedhur Ebu Bekrin. Dijeni se popujt para jush varret e profetëve të vet dhe të njerëzve të devotshëm i shndërronin në faltore. Prandaj, mos i shndërroni varret në faltore. Unë po ju ndaloj një vepër të tillë.”