- Tërheqja e vërejtjes nga tejkalimi i kufirit fetar në raport me madhërimin dhe lavdërimin, sepse kjo çon drejt shirkut (idhujtarisë).
- Ajo për të cilën tërhoqi vërejtjen Profeti ﷺ ndodhi në këtë umet. Kështu, një grup e tepruan në raport me të Dërguarin e Allahut ﷺ, një grup tjetër e teproi në raport me ehli bejtin (familjen profetike), ndërsa një grup tjetër e tepruan në raport me evlijatë, kështu që ranë në shirk.
- I Dërguari i Allahut ﷺ e përshkroi veten si rob i Allahut, për të treguar se ai është rob i nënshtruar i Allahut, të cilit nuk i lejohet t'i kushtohet asnjë nga karakteristikat e Zotit.
- I Dërguari i Allahut ﷺ e përshkroi veten si i Dërguari i Allahut, për të treguar se ai është profet i dërguar i Allahut, kështu që duhet besuar dhe duhet ndjekur.