- Është obligim që i Dërguari ﷺ të duhet dhe t'i jepet përparësi kësaj dashurie ndaj dashurisë së çdo krijese.
- Shenjë e dashurisë së përsosur është përkrahja e Sunetit të të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe sakrifikimi i jetës dhe pasurisë për këtë.
- Dashuria për të Dërguarin ﷺ nënkupton t'i bindemi në atë që na urdhëron, t'i besojmë asaj që na tregon, t'i largohemi asaj që na qorton dhe ndalon e ta ndjekim e t'i braktisim bidatet (risitë në fe), nga të cilat na paralajmëron.
- E drejta e Profetit ﷺ është më e madhe se e të gjithë njerëzve, sepse ishte shkak që ne të udhëzoheshim e të shpëtonim nga devijimi, si dhe të na shpëtonte nga Xhehenemi e ta fitonim Xhenetin.