- Ndalimi i ndërtimit të xhamive mbi varre, falja e namazit tek ato ose varrosja e të vdekurve në xhami; duke ia mbyllur kështu shtigjet shirkut (idhujtarisë).
- Ndërtimi i xhamive mbi varre dhe vendosja e pikturave (me imazhe frymorësh) në to është vepër e hebrenjve dhe e të krishterëve dhe kushdo që e bën këtë u shëmbëllen atyre.
- Ndalimi i vendosjes së pikturave me qenie të gjalla.
- Kushdo që ndërton një xhami mbi një varr dhe vizaton brenda saj piktura (frymorësh), ai është ndër krijesat më të këqija tek Allahu i Lartësuar.
- Mbrojtja që feja ua bën aspekteve të teuhidit (monoteizmit) është mbrojtje e plotë, ngaqë i mbylli të gjitha rrugët që mund të çojnë në shirk (idhujtari).
- Ndalimi i teprimit në raport me njerëzit e devotshëm, sepse është shkak për të rënë në shirk (idhujtari).