Numan ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: "Lutja është vetë adhurimi." Pastaj e lexoi (ajetin): "Z...
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se lutja është vetë adhurimi, prandaj duhet të jetë e gjitha e sinqertë ndaj Allahut, qoftë kjo (1) lutje kërkesë,...
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Profeti ﷺ e përmendte Allahun në çdo gjendje."
Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se Profeti ﷺ i kushtonte shumë rëndësi përmendjes së Allahut të Lartësuar dhe se ai...
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Nuk ka asgjë më fisnike për Allahun sesa lutja."
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se nuk ka adhurim më të mirë tek Allahu i Lartësuar sesa lutja, sepse ngërthen në vete pohimin se Allahu i Lartmadhëru...
Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Besimi vjetrohet brenda ndonjërit prej jush asht...
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se besimi vjetrohet në zemrën e muslimanit dhe dobësohet, sikurse rroba e re që vjetrohet për shkak të përdorimit t...
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Robi është më së afërti me Zotin e tij kur ndodhet në sexh...
Profeti ﷺ sqaron se robi është më së afërti me Zotin e tij kur ndodhet në sexhde. Kjo, se, kur njeriu bie në sexhde, pjesët më fisnike të trupit i ven...
Numan ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: "Lutja është vetë adhurimi." Pastaj e lexoi (ajetin): "Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar!" (Gafir, 60)
Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Besimi vjetrohet brenda ndonjërit prej jush ashtu si vjetrohet rroba, prandaj kërkoni nga Allahu që të ripërtërijë besimin në zemrat tuaja."
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Robi është më së afërti me Zotin e tij kur ndodhet në sexhde, prandaj shpeshtoni lutjet (në të)."
Nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: "Lutja më e shumtë e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) ishte: 'O Allah, jepna në këtë jetë mirësi dhe në jetën tjetër mirësi dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!'"
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Çdo natë, kur Profeti ﷺ binte në shtrat, i bashkonte shuplakat e duarve dhe frynte në to duke lexuar suret: el Ihlas, el Felek dhe en Nas, e më pas e përshkonte trupin sa kishte mundësi. Fillonte nga koka dhe fytyra duke vazhduar pastaj me pjesën e mbetur. Kështu vepronte tri herë radhazi."
Nga Sheddad ibn Eusi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Zotëria i istigfarit është të thuash: O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. Ti më ke krijuar dhe unë jam robi yt, do të qëndroj besnik në marrëveshjen dhe premtimin Tënd, sa të kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar. Unë jam mirënjohës për dhuntitë e Tua, i pranoj mëkatet e mia, falmë mua, sepse nuk i fal mëkatet askush tjetër përveç Teje.'' Kush e thotë këtë gjatë ditës, duke qenë i bindur në të dhe vdes atë ditë para se të ngryset, ai do të jetë prej banorëve të Xhenetit. E kush e thotë këtë natën, duke qenë i bindur në të dhe vdes para se të gdhijë, ai do të jetë prej banorëve të Xhenetit".
Nga Abdullah ibn Hubejbi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: "Një natë me shi dhe me erë të fortë, dolëm të kërkonim Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!) që të na falte namazin. Kur e gjeta, më tha: 'Thuaj!' Por unë nuk thashë asgjë. Përsëri tha: 'Thuaj!' Por unë nuk thashë asgjë. Ai përsëri tha: 'Thuaj!' Kësaj here unë i thashë: 'Çfarë të them?' Ai tha: 'Kul huvallahu ehad dhe dy Mbrojtëset (Feleku dhe Nasi) në mëngjes dhe në mbrëmje nga tri herë, të mjaftojnë për çdo gjë".
Semura ibn Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Fjalët më të mira tek Allahu janë katër: subhanallah (i Lartësuar është Allahu), elhamdulilah (lavdfalënderimi i takon Allahut), la ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut) dhe Allahu Ekber (Allahu është më i madhi). Nuk prish punë se me cilën fillon."
Ebu Ejubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Atij që thotë dhjetë herë: "La ilahe ilallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin kadir (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdi, Ai ka fuqi për çdo gjë)", i llogaritet sikur t'i ketë liruar katër robër nga pasardhësit e Ismailit.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Dy fjalë janë të lehta për gjuhën, të rënda në Peshore dhe të dashura për të Gjithëmëshirshmin: "Subhanallahil Adhim, subhanallahi ve bihamdihi (I Lartësuar është Allahu i Madhëruar, i Lartësuar është Allahu dhe Atij i takon lavdërimi)!”