Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur robi sëmuret ose udhëton, shpërblimi i shkruhet nj...
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith për mirësitë dhe mëshirën e Allahut. Kjo, se, nëse muslimani e kishte zakon të bënte vepra të mira sa ishte shëndos...
Muaviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Atij që Allahu ia do të mirën, ia mundëson kuptimin e fesë. Unë...
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se atij që Allahu ia do të mirën, i jep të kuptuar të thellë në fenë e Tij. Profeti ﷺ është shpërndarës, i cili e s...
Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Mos kërkoni dituri për t'u mburrur para dijetarëve, as për të disk...
Profeti ﷺ tërhoqi vërejtjen kundër kërkimit të diturisë për hir të mburrjes para dijetarëve dhe për t'u paraqitur si dijetar, ose për t'iu drejtuar dh...
Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Më i miri ndër ju është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve."
Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se muslimani më i mirë dhe me shkallën më të lartë tek Allahu është ai që e mëson Kuranin: për ta lexuar, e memorizon,...
Ebu Abdurrahman Sulemiu (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: Na kanë treguar ata që na mësonin Kuranin nga sahabët e Profetit ﷺ, se ata i mësonin dhj...
Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i mësonin nga i Dërguari i Allahut ﷺ dhjetë ajete të Kuranit dhe nuk kalonin në asnjë ajet tjetër pa mësuar di...
Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur robi sëmuret ose udhëton, shpërblimi i shkruhet njësoj siç ka punuar sa ka qenë vendas dhe i shëndoshë.”
Muaviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Atij që Allahu ia do të mirën, ia mundëson kuptimin e fesë. Unë jam vetëm shpërndarës (i pasurisë dhe kumtues i fesë), kurse Allahu është Dhuruesi. Ky umet do të vazhdojë të qëndrojë i fortë në fenë e Allahut dhe nuk do ta dëmtojnë kundërshtarët, derisa të vijë caktimi i Allahut.”
Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Mos kërkoni dituri për t'u mburrur para dijetarëve, as për të diskutuar me mendjelehtët, e as që të bëni vende nëpër kuvende! Kushdo që e bën këtë, Zjarri (për të është meritor), Zjarri."
Ebu Abdurrahman Sulemiu (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: Na kanë treguar ata që na mësonin Kuranin nga sahabët e Profetit ﷺ, se ata i mësonin dhjetë ajete nga Profeti ﷺ dhe nuk i mësonin dhjetë ajete të tjera pa e mësuar dijen dhe veprimin që përmbanin ato. Kështu thoshin: "E mësuam dijen dhe veprimin (së bashku)."
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një shpërblim, i cili shtohet dhjetëfish. Nuk them se elifi, lami dhe mimi janë një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami një shkronjë dhe mimi shkronjë më vete.”
Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Lexuesit të Kuranit do t’i thuhet (në Ditën e Gjykimit): "Lexo dhe ngrihu (shkallëve të Xhenetit), lexo drejt dhe bukur, siç ke lexuar në dynja, se vendi yt është në ajetin e fundit që e lexon.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “A dëshiron dikush nga ju që, kur të kthehet te familja e vet, të gjejë tri deve me barrë, të mëdha e të shëndosha?” - Posi, - i thamë. - “Tri ajete të cilat ndonëjri prej jush i lexon gjatë namazit të tij janë më të mira për të sesa tri deve me barrë, të mëdha e të shëndosha”, - tha Profeti ﷺ."
Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Përsëriteni Kuranin vazhdimisht, sepse betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se ai ikën më shpejt se deveja kur zgjidhet nga litari.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shtëpitë tuaja mos i bëni varreza, se shejtani ikën prej shtëpisë në të cilën lexohet surja el Bekare.”
Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ i ka thënë: “O Ebu Mundhir, a e di se cili është ajeti më i madh (më me vlerë) në Librin e Allahut, që e ke me vete?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thashë. - “O Ebu Mundhir, a e di se cili është ajeti më i madh (më me vlerë) në Librin e Allahut, që e ke me vete?” - më pyeti sërish. - “Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje!” (El Bekare, 255) - i thashë. Atëherë me goditi në gjoks dhe më tha: “Për Allahun, e gëzofsh dijen, o Ebu Mundhir!”
Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Atij që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, do t'i mjaftojnë."