Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Kur dy muslimanë ndeshen me shpatat e tyre,...
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se, kur dy muslimanë ndeshen me shpatat e tyre, ku secili synon ta shkatërrojë tjetrin, atëherë vrasësi do të jetë...
Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që ngre armët kundër nesh nuk është prej nesh.”
Profeti ﷺ në këtë hadith tërheq vërejtjen nga drejtimi i armëve kundër muslimanëve; për t'i frikësuar ose plaçkitur. Kushdo që e bën këtë pa ndonjë të...
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Mos i shani të vdekurit, sepse ata kanë arritur te veprat që kanë punuar!"
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se është e ndaluar sharja e të vdekurve dhe cenimi i nderit të tyre dhe se kjo është një nga veset. Ata tashmë kanë ar...
Ebu Ejub Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Njeriut nuk i lejohet të mos i flasë vëllait të vet m...
Profeti ﷺ ndaloi që muslimani ta bojkotojë vëllanë e tij musliman për më shumë se tri net, duke mos u përshëndetur me njëri-tjetrin e duke mos folur m...
Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që ma garanton atë që është mes dy nofullave dhe a...
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith për gjëra, të cilave, nëse u përmbahet muslimani, ka për të hyrë në Xhenet:
E para: ruajtja e gjuhës nga të folu...
Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Kur dy muslimanë ndeshen me shpatat e tyre, vrasësi dhe i vrari do të jenë në Zjarr.” E pyeta: "O i Dërguari i Allahut, për vrasësin po kuptohet, po çfarë është puna e të vrarit?" Më tha: “Edhe ai ishte i vendosur për ta vrarë vëllanë e vet.”
Ebu Ejub Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Njeriut nuk i lejohet të mos i flasë vëllait të vet më shumë se tri net. Kur ata dy takohen, ky ia kthen shpinën, e edhe ai i tjetri ia kthen. Më i miri prej tyre është ai që fillon me selam."
Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që ma garanton atë që është mes dy nofullave dhe atë që është mes dy këmbëve, ia garantoj Xhenetin.”
Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Nuk kam lënë pas meje ndonjë sprovë më të dëmshme për burrat sesa gratë."
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Kjo botë është e ëmbël dhe e bukur. Allahu do t'ju bëjë zëvendës në Tokë, që t'ju shohë se si do të veproni, andaj ruajuni nga mashtrimet e saj dhe ruajuni nga gratë, sepse sprova e parë te bijtë e Israilit ka qenë përmes grave.”
Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ndër kushtet që më së shumti meritojnë t'i përmbushni janë ato përmes të cilave ju lejohet afrimi me gratë tuaja."
Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Dynjaja është një pasuri (kënaqësi) e përkohshme, ndërsa kënaqësia më e mirë e dynjasë është gruaja e devotshme.”