Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Profeti ﷺ nuk ka qenë vulgar në të folur e as në sjellje." Ai thoshte: “Më i miri prej ju...
Nuk ishte pjesë e sjelljes së Profetit ﷺ të fliste fjalë të ndyta ose të bënte vepra të ndyta. Ai as që synonte një gjë të tillë, sepse kishte sjellje...
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Vërtet besimtari përmes sjelljes së mirë i arrin s...
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se sjellja e mirë e sjell pronarin e saj në pozitën e atij që agjëron rregullisht ditën dhe falet rregullisht gjatë na...
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Besimtari me besimin më të plotë është ai që ka moral më t...
Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se njeriu me besimin më të plotë është ai që e ka moralin më të mirë, e kjo arrihet duke e pasur fytyrën të qeshur, du...
Ebu Hurerja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ është pyetur për gjërat që më së shumti i fusin njerëzit në Xhenet, e në...
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se dy janë shkaqet më të mëdha që e fusin (besimtarin) në Xhenet, të cilat janë:
Devotshmëria ndaj Allahut dhe sjel...
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ ishte njeriu me moralin më të mirë."
Profeti ﷺ ishte njeriu me moralin më të mirë dhe ishte i pari në të gjitha moralet dhe virtytet, si: fjalët e mira, bamirësia, fytyra e buzëqeshur, la...
Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Profeti ﷺ nuk ka qenë vulgar në të folur e as në sjellje." Ai thoshte: “Më i miri prej jush është ai që e ka sjelljen më të mirë.”
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Vërtet besimtari përmes sjelljes së mirë i arrin shkallët e agjëruesit dhe të atij që falet natën (në vazhdimësi)."
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Besimtari me besimin më të plotë është ai që ka moral më të mirë. Më të zgjedhurit prej jush janë ata që janë më të mirët me gratë e tyre."
Ebu Hurerja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ është pyetur për gjërat që më së shumti i fusin njerëzit në Xhenet, e në atë rast ka thënë: "Më së shumti në Xhenet fut devotshmëria ndaj Allahut dhe sjellja e mirë." Gjithashtu është pyetur për gjërat që më së shumti i fusin njerëzit në Zjarr, e në atë rast ka thënë: "Goja dhe organi gjenital."
Kur Sad ibn Hisham ibn Amri hyri tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i tha: “Oj nëna e besimtarëve, më informo për moralin e të Dërguarit të Allahut ﷺ!” Ajo i tha: "A nuk e lexon Kuranin?" Thashë: "Po." Ajo tha: "Morali i Profetit të Allahut ﷺ ishte Kurani."
Shedad ibn Evsi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Dy gjëra i kam mbajtur në mend nga i Dërguari i Allahut ﷺ: "Me të vërtetë, Allahu ka urdhëruar mirësinë në çdo çështje, andaj, kur të vrisni, vritni në mënyrën më të mirë dhe, kur të therni, therni në mënyrën më të mirë: mprihni thikat dhe qetësojeni bagëtinë (kurbanin)."
Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Prijësit e drejtë tek Allahu do të jenë në podiume drite, në të djathtën e Rrahmanit (Allahut) të Lartësuar, e që të dyja Duart e Tij i ka të djathta. Këta janë ata të cilët janë të drejtë në gjykimin e tyre, të drejtë me familjet e tyre dhe me këdo që e kanë nën përgjegjësi.”
Ebu Seid el Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "S'ka dëm e as dëmtim. Atë që e dëmton (ndonjë besimtar), Allahu do ta dëmtojë, ndërsa atij që ia vështirëson (ndonjë besimtari), Allahu do t'ia vështirësojë."
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjell se një njeri i tha Profetit ﷺ: "Më këshillo!" Profeti i tha: "Mos u zemëro!" Ky rikërkonte disa herë, porse Profeti gjithnjë i thoshte: "Mos u zemëro!"
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk quhet i fortë ai që triumfon mbi të tjerët, por, në të vërtetë, i fortë është ai që përmbahet kur është i zemëruar.”
Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: Profeti ﷺ dëgjoi një njeri duke e këshilluar vëllanë e tij rreth turpit, e në atë rast Profeti ﷺ tha: "Turpi është prej besimit."