/ Mos u zemëro!

Mos u zemëro!

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjell se një njeri i tha Profetit ﷺ: "Më këshillo!" Profeti i tha: "Mos u zemëro!" Ky rikërkonte disa herë, porse Profeti gjithnjë i thoshte: "Mos u zemëro!"
E shënon Buhariu

Shpjegimi

Një nga sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i kërkoi Profetit ﷺ ta urdhërojë atë të bëjë diçka që do t'i bënte dobi, kështu që ai e urdhëroi që të mos zemërohej. Kjo do të thotë se ai duhet t'i shmangë arsyet që e çojnë drejt zemërimit dhe ta kontrollojë veten nëse i ndodh zemërimi, në mënyrë që të mos zgjatet zemërimi i tij e kjo të çojë drejt vrasjes, rrahjes, sharjes e të ngjashme. Ky njeri e rikërkoi porosinë disa herë, por Profeti ﷺ nuk shtoi në porosi më shumë se: "Mos u zemëro!"

Hadeeth benefits

  1. Paralajmërimi ndaj zemërimit, sepse ai është tubuesi i të gjitha të këqijave dhe largimi nga ai është tubuesi i çdo të mire.
  2. Zemërimi për Allahun është kur zemërohemi kur nëpërkëmben ndalesat e Tij, e ky është zemërim i lavdëruar.
  3. Bën të përsëritet fjala kur është e nevojshme, derisa dëgjuesi të jetë i vetëdijshëm për të dhe ta kuptojë rëndësinë e saj.
  4. Vlera e kërkimit të këshillës nga dijetari.