Besimtari me besimin më të plotë është ai që ka moral më të mirë. Më të zgjedhurit prej jush janë ata që janë më të mirët me gratë e tyre
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Besimtari me besimin më të plotë është ai që ka moral më të mirë. Më të zgjedhurit prej jush janë ata që janë më të mirët me gratë e tyre."
Shpjegimi
Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se njeriu me besimin më të plotë është ai që e ka moralin më të mirë, e kjo arrihet duke e pasur fytyrën të qeshur, duke bërë vepra të mira, duke folur mirë dhe duke e larguar të keqen.
Besimtarët më të mirë janë ata që janë më të mirët me gjininë femërore, si: bashkëshortet, vajzat, motrat dhe të afërmet e tyre, sepse ato janë ndër njerëzit më meritorë për të pasur moral të mirë me to.
Hadeeth benefits
Vlera e moralit të mirë dhe se ai është prej besimit.
Vepra është prej besimit dhe besimi shtohet e pakësohet.
Islami e nderon femrën dhe inkurajon t'i bëhet mirë asaj.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others