I Dërguari i Allahut ﷺ ishte njeriu me moralin më të mirë
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ ishte njeriu me moralin më të mirë."
Muttefek alejhi
Shpjegimi
Profeti ﷺ ishte njeriu me moralin më të mirë dhe ishte i pari në të gjitha moralet dhe virtytet, si: fjalët e mira, bamirësia, fytyra e buzëqeshur, largimi i dëmit nga të tjerët dhe durimi i tij nëse të tjerët shaktojnë dëm.
Hadeeth benefits
Morali i përkryer i Profetit ﷺ.
Profeti ﷺ është modeli i përsosur për moralin e mirë.
Nxitja për të ndjekur shembullin e Profetit ﷺ në moralin e tij të mirë.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others