Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Xhibrili ﷺ vazhdimisht më porosiste për raporte të mira me f...
Profeti ﷺ në këtë hadith na njofton se Xhibrili ia përsëriste vazhdimisht dhe e porosiste që të kujdesej për fqinjin, i cili është afër shtëpisë, qoft...
Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Atij që e mbron nderin e vëllait të vet, Allahu do t'ia mbrojë fytyrën nga Z...
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që e mbron nderin e vëllait të tij musliman, kur ai s'është i pranishëm, duke i ndalur të tjerët që të mo...
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Profetit ﷺ, tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Çdo gjë që shoqërohet nga butësia, zbukurohet, e çdo gjë q...
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se butësia dhe mosnxitimi në fjalë dhe në vepra i bëjnë gjërat më të bukura, më të përsosura e më të mira dhe ka më sh...
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Lehtësoni e mos vështirësoni, jepni lajme të mira e mos largoni!"
Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëron që njerëzve t'ua lehtësojmë gjërat e të mos ua vështirësojmë, në të gjitha çështjet, qofshin fetare, qoftshin të kës...
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Teksa ishim te Omeri, ai na tha: "Na është ndaluar teprimi."
Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ua ndaloi atyre çdo gjë që sjell vështirësi pa pasur nevojë për të, qoftë m...
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Xhibrili ﷺ vazhdimisht më porosiste për raporte të mira me fqinjin, saqë mendova se do t'i japë të drejtë në trashëgimi.”
Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Atij që e mbron nderin e vëllait të vet, Allahu do t'ia mbrojë fytyrën nga Zjarri në Ditën e Kiametit."
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Profetit ﷺ, tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Çdo gjë që shoqërohet nga butësia, zbukurohet, e çdo gjë që zhvishet nga butësia, shëmtohet."
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Kur ndonjëri prej jush dëshiron të hajë, le të hajë me dorën e djathtë, e, kur të pijë, le të pijë me dorën e djathtë, sepse shejtani ha me dorën e majtë dhe pi me dorën e majtë."
Omer ibn Ebu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Isha djalosh i vogël nën përkujdesjen e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Teksa hanim, dora ime shkonte andej-këndej nëpër pjatë. I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “O djalosh! Thuaj: "Bismilah", ha me të djathtën dhe ha pranë vetes!” Që nga ai çast, vazhdimisht veproj ashtu gjatë ngrënies.”
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Vërtet Allahu kënaqet me robin që ha një kafshatë dhe e falënderon Atë për të dhe pi një gllënjkë dhe e falënderon Atë për të."
Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon: "Njëherë, një person hëngri me dorën e majtë në prani të të Dërguarit të Allahut ﷺ, e ai i tha: - “Ha me të djathtën!” - Nuk mundem, - ia ktheu ai. - “Mos mundsh!” - tha Profeti ﷺ. E ndaloi mendjemadhësia nga kjo dhe kështu më s'mundi ta ngrejë deri te goja."
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Vërtet Allahu do që të shfrytëzohen lehtësimet e Tij, ashtu siç do që të plotësohen obligimet e Tij."
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Çdo fatkeqësi që mund ta godasë muslimanin, qoftë lodhje e sëmundje, qoftë brengë e pikëllim, qoftë shqetësim e mërzi, madje dhe një shpim gjembi, përmes saj Allahu do t'ia fshijë disa gjynahe."