Atij që e mbron nderin e vëllait të vet, Allahu do t'ia mbrojë fytyrën nga Zjarri në Ditën e Kiametit
Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Atij që e mbron nderin e vëllait të vet, Allahu do t'ia mbrojë fytyrën nga Zjarri në Ditën e Kiametit."
Shpjegimi
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që e mbron nderin e vëllait të tij musliman, kur ai s'është i pranishëm, duke i ndalur të tjerët që të mos e pëçmojnë ose ofendojnë, Allahu do t'ia largojë atij dënimin në Ditën e Kiametit.
Hadeeth benefits
Është e ndaluar të merret nëpër gojë nderi i muslimanëve.
Shpërblimi është sipas llojit të veprës: Allahu e mbron nga Zjarri atë që ia ruan nderin vëllait të vet.
Islami është fe e vëllazërisë dhe e ndihmesës së ndërsjellë.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others