Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Gjëra e parë që do të gjykohet mes njerëzve në Dit...
Profeti ﷺ në këtë hadith përmendi se gjëja e parë që do të gjykohet mes njerëzve në lidhje me padrejtësinë që ua kanë bërë njëri-tjetrit në Ditën e Ki...
Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Ai që vret një person që është në besë (të ndonjë muslimani), nuk...
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron kërcënimin e rëndë për këdo që vret një person që është në besë (ar. muahed), respektivisht një jobesimtar që hyn në v...
Xhubejr ibn Mutëimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e dëgjoi Profetin ﷺ të thotë: “Nuk do të hyjë në Xhenet ai që i shkëput (lidhjet far...
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se, kushdo që i shkëput (lidhjet farefsinore) me të afërmit e tij, të cilat i ka obligim t'i mbajë, ose i lëndon dh...
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që dëshiron t'i shtohet rizku dhe t'i zgjatet jeta, le...
Profeti ﷺ në këtë hadith na inkurajon t'i mbajmë lidhjet me të afërmit përmes vizitave, ndihmës fizike e financiare e gjërave të tjera dhe se kjo ësht...
Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që viziton vetëm pasi të vizitohet nuk quhet mbajtës i...
Profeti ﷺ na tregon se njeriu që i mban lidhjet farefisnore ashtu siç duhet dhe që u bën mirë të afërmve nuk është ai që e kthen të mirën me të mirë,...
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Gjëra e parë që do të gjykohet mes njerëzve në Ditën e Kiametit janë gjaqet."
Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Ai që vret një person që është në besë (të ndonjë muslimani), nuk do ta ndiejë aromën e Xhenetit, ndonëse aroma e tij ndihet dyzet vjet larg."
Xhubejr ibn Mutëimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e dëgjoi Profetin ﷺ të thotë: “Nuk do të hyjë në Xhenet ai që i shkëput (lidhjet farefisnore).”
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që dëshiron t'i shtohet rizku dhe t'i zgjatet jeta, le t'i mbajë lidhjet farefisnore."
Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që viziton vetëm pasi të vizitohet nuk quhet mbajtës i lidhjeve, por mbajtës i lidhjeve është ai që i mban lidhjet me farefisin, edhe kur ata i shkëpusin.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “A e dini çfarë është përgojimi?” Ata thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." Profeti ﷺ tha: “Të përmendësh për vëllanë tënd atë që ai e urren.” Dikush pyeti: "Çfarë mendon nëse vëllai im e ka atë që e them?" Profeti ﷺ tha: “Nëse e ka atë që e thua, pikërisht kjo është përgojim, e, nëse nuk e ka, atëherë i ke bërë shpifje atij.”
Ebu Hurerja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ e mallkoi atë që jep ryshfet dhe atë që merr ryshfet për të ndikuar në ndonjë vendim të caktuar."
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ruajuni nga paragjykimet, sepse paragjykimet janë gënjeshtrat më të mëdha!. Mos spiunoni, mos përgjoni dhe mos urreni njëri-tjetrin, por jini robër të Allahut, vëllezër.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "I gjithë umeti im është i falur, përveç atyre që i publikojnë mëkatet e tyre!" Një formë e publikimit të mëkatit është që njeriu të bëjë një mëkat natën, dhe ndërkohë që Allahu e ka mbuluar ai gdhihet dhe thotë: 'O filan, mbrëmë natën bëra këtë e atë (mëkat)'. E ndërkohë që Zoti i tij e kishte mbuluar atë gjatë natës, ai gdhihet dhe e heq mbulesën e Allahut nga vetja!'"
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqu me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ iu drejtua njerëzve me ligjërim në Ditën e Çlirimit të Mekës dhe u tha: “O njerëz, Allahu jua ka larguar mburrjen me xhahilietin (periudhën paraislame) dhe lavdërimin me baballarët e tij. Njeriu ndahet në dy lloje: i mirë, i devotshëm e i nderuar tek Allahu dhe i shthurur, fatzi e i përbuzur para Allahut. Të gjithë njerëzit janë bij të Ademit, e Allahu e krijoi Ademin prej dheut. Allahu thotë: “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli e një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe Njohës i çdo gjëje.” (El Huxhurat, 13)