/ “Nuk do të hyjë në Xhenet ai që i shkëput (lidhjet farefisnore).”

“Nuk do të hyjë në Xhenet ai që i shkëput (lidhjet farefisnore).”

Xhubejr ibn Mutëimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e dëgjoi Profetin ﷺ të thotë: “Nuk do të hyjë në Xhenet ai që i shkëput (lidhjet farefisnore).”
Muttefek alejhi

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se, kushdo që i shkëput (lidhjet farefsinore) me të afërmit e tij, të cilat i ka obligim t'i mbajë, ose i lëndon dhe u bën keq, meriton të mos hyjë në Xhenet.

Hadeeth benefits

  1. Shkëputja e lidhjeve farefisnore është prej mëkateve të mëdha.
  2. Lidhjet familjare janë sipas asaj që dihet zakonisht (në një popull) dhe ndryshojnë sipas vendeve, kohëve dhe njerëzve.
  3. Mbajtja e lidhjeve familjare bëhet nëpërmjet vizitës, lëmoshës, mirësjelljes ndaj tyre, vizitës së të sëmurëve, urdhërimit për të mirë, ndalimit të së keqes e kështu me radhë.
  4. Kur shkëputja e lidhjeve farefsnore të jetë me ndokënd që është më i afërm, atëherë edhe (pesha) e mëkatit është më e madhe.