/ I Dërguari i Allahut ﷺ e mallkoi atë që jep ryshfet dhe atë që merr ryshfet për të ndikuar në ndonjë vendim të caktuar

I Dërguari i Allahut ﷺ e mallkoi atë që jep ryshfet dhe atë që merr ryshfet për të ndikuar në ndonjë vendim të caktuar

Ebu Hurerja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ e mallkoi atë që jep ryshfet dhe atë që merr ryshfet për të ndikuar në ndonjë vendim të caktuar."

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith bëri lutje për dëbim dhe largim nga mëshira e Allahut të Lartmadhëruar për ata që japin ryshfet dhe ata që marrin ryshfet. Kjo përfshin atë që u paguhet gjyqtarëve për të qenë të padrejtë në vendimin që ata japin, në mënyrë që dhuruesi të arrijë atë që dëshiron, pa të drejtë.

Hadeeth benefits

  1. Ndalohet dhënia e ryshfetit, marrja, ndërmjetësimi në ryshfet e ndihma në këtë vepër, sepse kjo është bashkëpunim në të kotën.
  2. Ryshfeti është prej mëkateve të mëdha, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ e mallkoi marrësin dhe dhënësin e tij.
  3. Ryshfeti në fushën e gjykatësisë dhe gjykimit është krimi më i madh dhe mëkati më i rëndë, për shkak të padrejtësisë dhe gjykimit me diçka tjerët pos asaj që ka zbritur Allahut.