- Metoda e mësimit efikas nga ana e Profetit ﷺ, sepse i trajton çështjet në formë pyetjeje.
- Edukata e mirë e sahabëve me Profetin ﷺ, meqë thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri."
- I pyeturi kur nuk di diçka, thotë: "Allahu e di më së miri."
- Feja e ruan shoqërinë duke ruajtur të drejtat dhe vëllazërinë (islame) mes tyre.
- Përgojimi është i ndaluar, përveç në disa raste, për ndonjë dobi, bie fjala, zmbrapsja e padrejtësisë, saqë i shtypuri e përmend atë që i ka bërë padrejtësi tek ai që mund ta marrë të drejtën e tij dhe thotë: "Filani më ka bërë padrejtësi, ose më ka bërë kështu e ashtu." Po ashtu konsultimi për çështjet e martesës, partneritetit ose fqinjësisë e kështu me radhë.