Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atij që thotë: "Subhanallahi ve bihamdihi (I patëmeta ësht...
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se, atij që thotë: "Subhanallahi ve bihamdihi (I patëmeta është Allahu dhe lavdërimi i takon Atij)", njëqind herë n...
Ebu Malik el Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Pastërtia është gjysma e imanit, (thënia) "elhamdul...
Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se pastërtia e jashtme arrihet me abdes e gusël dhe ajo (pastërtia) është kusht i namazit. Thënia: "elhamdulilah" (lav...
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Që të them: "Subhanallah (i patëmeta është Allahu), elhamd...
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se përmendja e Allahut të Lartësuar me këto fjalë madhështore është më e mirë se kjo botë dhe çdo gjë në të. Këto f...
Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëguar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "Dhikri më i mirë është: "La ilahe il-lallah", ndërsa...
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se dhikri (përmendja e Allahut) më i mirë është: “La ilahe il-lallah”, që do të thotë se s'ka të adhuruar të denjë...
Havle bint Hakim Sulejmije (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Atij që shkon në një vend dhe...
Profeti ﷺ në këtë hadith e udhëzon umetin e tij që të kapet dhe të kërkojë strehim të dobishëm, përmes të cilit mënjanohet çdo e keqe, prej së cilës f...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atij që thotë: "Subhanallahi ve bihamdihi (I patëmeta është Allahu dhe lavdërimi i takon Atij)", njëqind herë në ditë, i fshihen mëkatet, edhe në qofshin sa shkuma e detit."

Ebu Malik el Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Pastërtia është gjysma e imanit, (thënia) "elhamdulilah" e rëndon peshoren, (thëniet:) "subhanallah" (i patëmeta është Allahu) dhe "elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) mbushin, - ose e mbush, - hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës. Namazi është nur, lëmosha është dëshmi, durimi është ndriçim dhe Kurani është argument, për ose kundër teje. Andaj, çdo njeri, kur zgjohet në mëngjes, ose do ta shesë veten duke e liruar atë, ose do të vetëshkatërrohet."

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Që të them: "Subhanallah (i patëmeta është Allahu), elhamdulilah (lavdërimi i takon Allahut), la ilahe il-lallah (nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut) dhe Allahu ekber (Allahu është më i madhi)" është më e dashur tek unë se çdo gjë që Dielli e përshkon kur lind."

Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëguar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "Dhikri më i mirë është: "La ilahe il-lallah", ndërsa lutja më e mirë është: "Elhamdulilah."

Havle bint Hakim Sulejmije (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Atij që shkon në një vend dhe thotë: “Eudhu bi kelimatil-lahi tammati min sherri ma halek (Kërkoj mbrojtje nëpërmjet fjalëve të përsosura të Allahut kundër së keqes që ka krijuar)!", nuk i bën dëm asgjë derisa të largohet nga ai vend."

Ebu Humejdi ose Ebu Usejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le të thotë: "Allahummeftah li ebvabe rahmetik (O Allah, m'i hap mua dyert e Mëshirës Sate)!" E, kur të dalë, le të thotë: "Allahumme inni eseluke min fadlike (O Allah, unë kërkoj nga Ti begatitë e Tua).”

Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Kur njeriu futet në shtëpinë e tij dhe thotë: "Bismilah" gjatë hyrjes dhe gjatë ngrënies, shejtani thotë: "S'ka konak për ju sonte, e as darkë." Nëse hyn dhe nuk thotë: "Bismilah" gjatë hyrjes, shejtani thotë: "Gjetët konakun." E, nëse as gjatë ushqimit nuk thotë: "Bismilah", ai thotë: "Gjetët konakun dhe darkën.”