- Kjo lutje rekomandohet të thuhet gjatë hyrjes dhe daljes nga xhamia.
- Specifikimi i përmendjes së mëshirës gjatë hyrjes dhe e begatisë gjatë daljes është për faktin se, ai që hyn në xhami është i zënë me atë që do ta afrojë me Allahun dhe te Xheneti i Tij, prandaj është me vend të përmendet në lutje mëshira, e, kur të dalë, përpiqet në tokë duke kërkuar begatitë e furnizimin e Allahut, prandaj është me vend që të përmendet begatia.
- Këto lutje thuhen kur dëshirojmë të hyjmë në xhami dhe kur dëshirojmë të dalim prej saj.