- Pastërtia ndahet në dy lloje: pastërtia e jashtme, që është me abdes e gusël (larje të tërësishme të trupit) dhe pastërtia e brendshme, që është me teuhid (monoteizëm), besim dhe vepra të mira.
- Rëndësia e faljes së namazit përherë, pasi ai është nur për robin, në këtë botë dhe në Ditën e Kiametit.
- Lëmosha është dëshmi për besimin e sinqertë.
- Rëndësia e të punuarit sipas porosive të Kuranit dhe besimit në të, që të jetë argument për ty, e jo kundër teje.
- Nëse ti veten nuk e angazhon me adhurim, ajo të angazhon ty me mëkatim.
- Çdo njeri duhet të veprojë: ose e çliron veten nëpërmjet adhurimit, ose vetëshkatërrohet me mëkatim.
- Durimi kërkon vetëpërmbajtje dhe llogaritje në shpërblim (të Allahut), si dhe është i vështirë.