Mikdam ibn Madikeribi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Kur njeriu ta dojë vëllanë e tij (musliman), le ta lajmërojë...
Profeti ﷺ në këtë hadith shpjegon një nga shkaqet që forcojnë lidhjet ndërmjet besimtarëve dhe përhapin dashurinë mes tyre, që është se, nëse dikush e...
Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Çdo vepër e mirë është sadaka (lëmoshë)."
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se çdo vepër e mirë dhe dobi për të tjerët, qoftë me fjalë, qoftë me vepër, është sadaka (lëmoshë) dhe për të ka sh...
Nga Ebu Berzeh el-Eslemi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Këmbët e njeriut nuk do të...
Profeti (paqja qoftë mbi të!) na ka njoftuar se asnjë njeri nuk do ta kalojë vendin e llogarisë në Ditën e Gjykimit për në Xhenet ose për në Zjarr der...
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që kujdeset për vejushën dhe për nevojtarin është sikur...
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se, ai që kujdeset për interesat e një gruaje, së cilës i ka vdekur burri dhe që nuk ka kush kujdeset për punët e s...
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të flasë m...
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se robi që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, në të cilën do të kthehet dhe në të cilën do të shpërblehet në varë...
Mikdam ibn Madikeribi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Kur njeriu ta dojë vëllanë e tij (musliman), le ta lajmërojë se e do."
Nga Ebu Berzeh el-Eslemi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Këmbët e njeriut nuk do të lëvizin në Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për jetën e tij si e kaloi, për dijen e tij sa e zbatoi, për pasurinë e tij si e fitoi dhe si e shpenzoi dhe për trupin e tij si e konsumoi".
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që kujdeset për vejushën dhe për nevojtarin është sikurse ai që lufton në rrugën e Allahut, ose sikurse ai që falet natën dhe agjëron ditën.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë. Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le ta nderojë fqinjin. Dhe kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin.”
Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: "Profeti ﷺ më ka thënë: "Assesi mos nënvlerëso asnjë gjë, edhe po e takove vëllanë tënd me fytyrë të buzëqeshur."
Xherir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atë që nuk i mëshiron njerëzit, Allahu nuk e mëshiron."
Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Të mëshirshmit do t'i mëshirojë i Gjithëmëshirshmi. Mëshirojini banorët e Tokës, që t'ju mëshirojë Ai që është mbi qiell."
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "Detyrat e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjja ndaj ftesës dhe lutja për atë që teshtin."
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Nuk keni për të hyrë në Xhenet derisa të besoni, e nuk keni për të besuar derisa të duheni mes vete. A t’ju tregoj për një gjë që, nëse e bëni, do të duheni ndërmjet vete? Përhapeni selamin në mesin tuaj!”
Nga Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se një burrë e pyeti Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!): "Cila cilësi e Islamit është më e mira?" Ai u përgjigj: "Të japësh ushqim dhe të përshëndesësh me selam ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh."
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët, e megjithatë të dy kanë mirësi.Kujdesu për atë që të bën dobi, kërko ndihmën e Allahut e mos u ndal (lodh), nëse të godet diçka, mos thuaj: “Sikur të kisha vepruar kështu, do të ishte kështu e ashtu”, por thuaj: “Caktim i Allahut dhe çfarë dëshiron Ai vepron”, sepse fjala “sikur” hap dyert për të vepruar shejtani.”