- Hyrja në Xhenet është e kushtëzuar me iman (besim).
- Prej besimit të plotë është që muslimani ta dojë për vëllanë e tij (musliman) atë që e do për vete.
- Është e pëlqyeshme që selami (përshëndetja) islame të përhapet dhe të jepet në mesin e muslimanëve, sepse kështu përhapet dashuria dhe siguria mes tyre.
- Selami (përshëndetja islame) i jepet vetëm atij që është musliman, bazuar në pjesën e hadithit: "në mesin tuaj."
- Dhënia e selamit (përshëndetjes islame) e largon këputjen e lidhjes, bojkotit dhe armiqësisë.
- Rëndësia e dashurisë mes muslimanëve dhe se ajo është prej besimit të plotë.
- Në një hadith tjetër qëndron se forma e plotë e selamit është: "Es-Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu." Por, mjafton edhe: "Es-selamu alejkum."