/ Detyrat e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjja ndaj ftesës dhe lutja për atë që teshtin

Detyrat e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjja ndaj ftesës dhe lutja për atë që teshtin

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "Detyrat e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjja ndaj ftesës dhe lutja për atë që teshtin."
Muttefek alejhi

Shpjegimi

Profeti ﷺ na sqaron në këtë hadith disa detyra të muslimanit ndaj vëllait të tij musliman. Detyra e parë: kthimi i selamit ndaj atij që të ka dhënë selam. Detyra e dytë: vizita e të sëmurit. Detyra e tretë: përcjellja e xhenazes prej shtëpisë së të vdekurit deri në xhami, më pas deri në varreza derisa të varroset. Detyra e katërt: përgjigjja ndaj ftesës, kur ta thërrasin për në gosti të martesës dhe të tjera. Detyra e pestë: lutja për atë që teshtin e thotë: "Elhamdulilah", duke i thënë: "Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë!)", e më pas ai që teshtiu i thotë: "Jehdikumullahu ve juslihu balekum (Allahu ju udhëzoftë dhe jua përmirësoftë gjendjen)!”

Hadeeth benefits

  1. Madhështia e Islamit në pohimin e detyrave ndërmjet muslimanëve dhe në forcimin e vëllazërisë dhe dashurisë mes tyre.