- Inkurajimi për të bashkëpunuar, bashkëndier dhe për t'i plotësuar nevojat e të dobëtëve.
- Adhurimi përfshin çdo vepër të mirë dhe pjesë e adhurimit është kujdesi për të venë dhe për nevojtarin.
- Ibn Hubejra ka thënë: "Kuptimi është se Allahu i Lartësuar ia mbledh shpërblimin agjëruesit, atij që fal namaz nate dhe muxhahidit përnjëherësh; për faktin se për të venë ishte në vend të burrit të saj... dhe i ndihmoi nevojtarit, i cili nuk ishte në gjendje t'i ndihmojë vetes, kështu që e shpenzoi për të tepricën e ushqimit të tij ditor dhe dha mund për të, kështu që dobia e tij ishte e barabartë me agjërimin, namazin dhe xhihadin.