- Njerëzit janë të ndryshëm në shkallët e besimit.
- Fuqia në kryerjen e punëve është gjë e pëlqyeshme, sepse nëpërmjet fuqisë arrihen gjëra të dobishme, të cilat nuk arrihen dot nëpërmjet dobësisë.
- Njeriu duhet të përpiqet për gjërat që i sjellin dobi dhe t'i lërë gjërat e padobishme.
- Besimtari duhet të kërkojë ndihmën e Allahut në të gjitha çështjet e tij dhe të mos mbështetet te vetja e tij.
- Pohimi i kadasë dhe kaderit (caktimet hyjnore) dhe se një gjë e tillë nuk bie ndesh me përvetësimin e shkaqeve dhe përpjekjen në kërkimin e mirësive.
- Ndalimi i shprehjes “sikur” në formën e shprehjes së zemërimit në kohën e rënies së fatkeqësive dhe paligjshmëria e kundërshtimit të kaderit të Allahut të Madhëruar.