- Nuk ka gjë të keqe nëse mendohet keq për atë tek i cili shfaqen qartazi shenjat e saj (të këqija). Besimtari duhet të jetë i mençur e i zgjuar, e të mos mashtrohet nga njerëzit e këqij dhe mëkatmëdhenj.
- Ajo që nënkuptohet është paralajmërimi kundër akuzës që vendoset në shpirt dhe këmbënguljes në të. E, sa i përket asaj që paraqitet në shpirt dhe nuk vendoset, atëherë për këtë gjë nuk ngarkohet (njeriu me gjynah).
- Ndalimi i shkaqeve që shpijnë drejt prishjes së harmonisë dhe copëtimit ndërmjet anëtarëve të shoqërisë islame, si: spiunazhi, zilia dhe të ngjashme.
- Urdhri për ta trajtuar muslimanin si vëlla: në këshillim dhe dashuri.