- Nuk përfshihet në kategorinë e mosmarrëveshjeve - polemikave të përçmuara, kur i shtypuri e kërkon të drejtën e tij përmes procesit gjyqësor fetar.
- Polemikat dhe mosmarrëveshjet janë ndër të metat e gjuhës që shkaktojnë përçarje dhe konflikt mes muslimanëve.
- Polemika është e lavdëruar nëse bëhet për të vërtetën dhe me të mirë, si dhe është e përçmuar nëse bëhet për ta refuzuar të vërtetën dhe për të përforcuar të kotën, ose bëhet pa argument e pa provë.