- Prej rregullave të të ngrënit është të fillohet me bismilah (përmendjen e emrit të Allahut).
- Fëmijëve t'u mësohen rregullat e edukatës, veçanërisht atyre që janë nën kujdesin e ndonjë njeriu.
- Butësia e Profetit ﷺ dhe shpirtgjerësia e tij në mësimin dhe disiplinimin e fëmijëve.
- Pjesë e edukatës së të ngrënit është që njeriu të hajë para vetes, përjashtim bën vetëm nëse ka lloje të ndryshme (ushqimesh a frutash), e në atë rast lejohet të merret (edhe në anët e tjera).
- Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) u përmbaheshin rregullave që ua jepte Profeti ﷺ, e kjo përfitohet nga fjala e Omerit: "Që nga ai çast, vazhdimisht veproj ashtu gjatë ngrënies.”