/ Vërtet Allahu do që të shfrytëzohen lehtësimet e Tij, ashtu siç do që të plotësohen obligimet e Tij

Vërtet Allahu do që të shfrytëzohen lehtësimet e Tij, ashtu siç do që të plotësohen obligimet e Tij

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Vërtet Allahu do që të shfrytëzohen lehtësimet e Tij, ashtu siç do që të plotësohen obligimet e Tij."
E shënon Ibn Hibbani

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se Allahu do që të shfrytëzohen lehtësimet që i ka ligjësuar, siç janë lehtësimet sa u përket vendimeve dhe ibadeteve, ku të ngarkuarit me obligime fetare i jepet lehtësim për shkak të arsyes, bie fjala, shkurtimi dhe bashkimi i namazit gjatë udhëtimit. Ai gjithashtu do që të plotësohet obligimet e Tij. Pra, ato që janë vaxhibe, sepse urdhri i Allahut në lidhje me lehtësimet dhe obligimet është i njëjtë.

Hadeeth benefits

  1. Mëshira e Allahut të Lartësuar ndaj robërve të Tij dhe se Ai do që të shfrytëzohen lehtësimet që i ka ligjësuar.
  2. Përsosuria e kësaj feje dhe se ajo ia largon vështirësitë muslimanit.