Çdo gjë që shoqërohet nga butësia, zbukurohet, e çdo gjë që zhvishet nga butësia, shëmtohet
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Profetit ﷺ, tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Çdo gjë që shoqërohet nga butësia, zbukurohet, e çdo gjë që zhvishet nga butësia, shëmtohet."
E shënon Muslimi
Shpjegimi
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se butësia dhe mosnxitimi në fjalë dhe në vepra i bëjnë gjërat më të bukura, më të përsosura e më të mira dhe ka më shumë gjasa që personi i tillë të arrijë ta marrë atë që ka nevojë.
Mungesa e butësisë i bën gjërat të turpshme, i shëmton dhe e pengon personin e tillë ta arrijë nevojën e tij. E, nëse e arrin, e arrin me vështirësi.
Hadeeth benefits
Inkuraimi për t'u stolisur me virtytin e butësisë.
Butësia e zbukuron njeriun dhe ajo është shkak për çdo mirësi në çështjet e kësaj bote dhe të botës tjetër.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others