/ “Nuk quhet i fortë ai që triumfon mbi të tjerët, por, në të vërtetë, i fortë është ai që përmbahet kur është i zemëruar.”

“Nuk quhet i fortë ai që triumfon mbi të tjerët, por, në të vërtetë, i fortë është ai që përmbahet kur është i zemëruar.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk quhet i fortë ai që triumfon mbi të tjerët, por, në të vërtetë, i fortë është ai që përmbahet kur është i zemëruar.”
Muttefek alejhi

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na sqaron se forca e vërtetë nuk është forca e trupit e as e atij që triumfon mbi të fortët, por i forti i vërtetë është ai që përpiqet dhe përmban veten kur zemërimi i tij është i madh, sepse kjo tregon se ai ka një fuqi që i mundëson atij të kontrollojë veten dhe ta mposhtë shejtanin.

Hadeeth benefits

  1. Vlera e butësisë dhe vetëkontrollit gjatë zemërimit dhe se kjo është ndër veprat e mira të cilat i inkurajon Islami.
  2. Lufta kundër vetvetes gjatë zemërimit është më e vështirë sesa të luftosh kundër armikut.
  3. Islami e ndryshoi konceptin paraislam për forcën drejt virtyteve fisnike. Rrjedhimisht, njeriu më i fuqishëm është ai që e ka nën kontroll veten e tij.
  4. Qëndrimi larg zemërimit, për shkak të dëmit që u shkakton individëve dhe shoqërisë.