- Ndalimi i ndëshkimit me më shumë sesa që ka bërë dëm.
- Allahu nuk i urdhëroi robërit e Tij diçka që u bën dëm.
- Dëmtimi është i ndaluar, qoftë me fjalë e vepër, qoftë me lënie.
- Ndëshkimi është sipas llojit të veprës: "Atë që e dëmton (ndonjë besimtar), Allahu do ta dëmtojë, ndërsa atij që ia vështirëson (ndonjë besimtari), Allahu do t'ia vështirësojë."
- Prej rregullave të ligjit islam është: "Dëmi duhet mënjanuar." Pra, ligji islam nuk e aprovon dëmin, përkundrazi e refuzon dëmtimin.