- Hadithi është argument për ndalimin e sharjes së të vdekurve.
- Mossharja e të vdekurve është tregues i pasjes në konsideratë nga të gjallët dhe për të ruajtur sigurinë e shoqërisë nga mllefi dhe urrejtja.
- Urtësia e ndalimit të sharjes së tyre është se ata arritën tek ajo që e bënë, ndërsa sharja e tyre nuk bën dobi. Gjithashtu, nga urtësia e mossharjes është se kjo është shkak që të afërmit e tyre të gjallë të lëndohen.
- Njeriu nuk duhet të thotë diçka prej së cilës nuk ka dobi.