- Kujdestari është kusht që martesa të jetë e vlefshme, nëse ajo bëhet pa kujdestar, ose, nëse gruaja vëtëmartohet, atëherë martesa nuk është e vlefshme.
- Kujdestar quhet ai burrë që është më i afërt me gruan. Andaj, kujdestari i largët nuk mund ta martojë atë, nëse gjendet ndonjë kujdestar më i afërt.
- Kujdestari kushtëzohet të jetë: i ngarkuar me obligime fetare, të jetë mashkull, të jetë i pjekur sa u përket dobive të martesës, si dhe feja e kujdestarit dhe e asaj për të cilën bëhet kujdestar të jetë e njëjtë. Andaj, kush nuk i ka këto cilësi, nuk ka të drejtë kujdestarie në kontratën martesore.