“Atij që ma garanton atë që është mes dy nofullave dhe atë që është mes dy këmbëve, ia garantoj Xhenetin.”
Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që ma garanton atë që është mes dy nofullave dhe atë që është mes dy këmbëve, ia garantoj Xhenetin.”
E shënon Buhariu
Shpjegimi
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith për gjëra, të cilave, nëse u përmbahet muslimani, ka për të hyrë në Xhenet:
E para: ruajtja e gjuhës nga të folurit e gjërave që e hidhërojnë Allahun e Lartësuar.
E dyta: ruajtja e organit intim nga rënia në kurvëri.
I përmendi këta dy organe, sepse përmes tyre më së shumti bëhet mëkat.
Hadeeth benefits
Ruajtja e gjuhës dhe organtit intim janë shkak për të hyrë në Xhenet.
Profeti ﷺ e veçoi gjuhën dhe organin intim, sepse këto janë burim fatkeqësish për njeriun në këtë botë dhe në botën tjetër.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others