- Dënimin e meriton ai që është i vendosur me zemër dhe është i përgatitur për të bërë mëkat, si dhe i ka marrë shkaqet për diç të tillë.
- Tërheqja e vërejtjes nga luftimi i muslimanëve mes vete dhe kërcënimi me Zjarr për një vepër të tillë.
- Luftimi mes muslimanëve me hak (me të drejtë) nuk futet në këtë kërcënim, fjala vjen, luftimi i agresorëve (ar. bugat) dhe i atyre që bëjnë dëme.
- Vepruesi i mëkatit të madh nuk bën kufër (nuk del nga feja) thjesht pse ka bërë mëkat, sepse Profeti ﷺ i quajti muslimanë ata dy që luftojnë njëri-tjetrin.
- Nëse dy muslimanë ndeshen me ndonjë mjet me të cilin ndodh vrasja, e kështu njëri prej tyre e vret tjetrin, atëherë vrasësi dhe i vrari do të jenë në Zjarr. Fakti që shpata u përmend në hadith është në aspektin e përmendjes së një lloji që arrihet përmes saj vrasja (e nuk është për qëllim kufizimi vetëm me të).