ata i mësonin dhjetë ajete nga Profeti ﷺ dhe nuk i mësonin dhjetë ajete të tjera pa e mësuar dijen dhe veprimin që përmbanin ato
Ebu Abdurrahman Sulemiu (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: Na kanë treguar ata që na mësonin Kuranin nga sahabët e Profetit ﷺ, se ata i mësonin dhjetë ajete nga Profeti ﷺ dhe nuk i mësonin dhjetë ajete të tjera pa e mësuar dijen dhe veprimin që përmbanin ato. Kështu thoshin: "E mësuam dijen dhe veprimin (së bashku)."
E shënon Ahmedi
Shpjegimi
Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i mësonin nga i Dërguari i Allahut ﷺ dhjetë ajete të Kuranit dhe nuk kalonin në asnjë ajet tjetër pa mësuar dijen që përmbanin këto dhjetë ajete dhe duke e vënë në praktikë, kësisoj e mësuan dijen dhe veprimin së bashku.
Hadeeth benefits
Vlera e sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe kujdesi që tregonin për mësimin e Kuranit.
Mësimi i Kurani bëhet me dije dhe duke e vënë në praktikë, e jo thjesht të lexohet e të mësohet përmendsh.
Dija është para fjalës dhe veprës.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others