/ “Kur robi sëmuret ose udhëton, shpërblimi i shkruhet njësoj siç ka punuar sa ka qenë vendas dhe i shëndoshë.”

“Kur robi sëmuret ose udhëton, shpërblimi i shkruhet njësoj siç ka punuar sa ka qenë vendas dhe i shëndoshë.”

Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur robi sëmuret ose udhëton, shpërblimi i shkruhet njësoj siç ka punuar sa ka qenë vendas dhe i shëndoshë.”
E shënon Buhariu

Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith për mirësitë dhe mëshirën e Allahut. Kjo, se, nëse muslimani e kishte zakon të bënte vepra të mira sa ishte shëndoshë e vendas dhe i ka ndodhur ndonjë gjë, fjala vjen, është i sëmurë dhe nuk mund ta kryejë atë ose është i zënë me udhëtim, ose ndonjë justifikim tjetër, atëherë i shkruhet shpërblimi i plotë, sikur të kishte punuar sa ishte shëndoshë e vendas.

Hadeeth benefits

  1. Mirësia e gjerë e Allahut ndaj robërve të Tij.
  2. Inkurajimi për të qenë të zellshëm në kryerjen e adhurimeve dhe shfrytëzimi i kohës kur jemi të shëndoshë dhe kemi kohë të lirë.