“Fjalët më të mira tek Allahu janë katër: subhanallah (i Lartësuar është Allahu), elhamdulilah (lavdfalënderimi i takon Allahut), la ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut) dhe Allahu Ekber (Allahu është më i madhi). Nuk ...
Semura ibn Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Fjalët më të mira tek Allahu janë katër: subhanallah (i Lartësuar është Allahu), elhamdulilah (lavdfalënderimi i takon Allahut), la ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut) dhe Allahu Ekber (Allahu është më i madhi). Nuk prish punë se me cilën fillon."
E shënon Muslimi
Shpjegimi
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se fjalët më të dashura tek Allahu i Lartësuar janë katër:
Subhanallah, që nënkupton lartësimin dhe dëlirësimin e Allahut të Lartësuar nga çdo mangësi.
Elhamdulilah, që nënkupton përshkrimin e Allahut me të gjitha cilësitë e përsosurisë dhe plotësisë, duke e dashur dhe duke e madhëruar.
La ilahe il-lallah, që nënkupton se nuk ka të adhuruar meritor pos Allahut.
Allahu Ekber, që nënkupton se Allahu është më i çmuari, më madhështori dhe më krenari se çdo gjë tjetër.
Mirësitë e tyre dhe marrja e shpërblimit, që rezulton kur të thuhen, nuk nënkupton të shqiptohen me renditje.
Hadeeth benefits
Feja është e lehtë, prandaj nuk prish punë se me cilën nga këto fjalë fillon.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others