- Vlera e lutjes dhe se kushdo që e lut Allahun, e madhëron Atë dhe e pranon se Ai është i Vetëmjaftueshëm, sepse nuk i lutemi të varfrit. Ai është Gjithëdëgjues, e nuk i lutemi të shurdhrit. Ai është Bujar, e nuk i lutemi koprracit. Ai është i Gjithëmëshirshëm, e nuk i lutemi të vrazhdit. Ai është i Fuqishëm, e nuk i lutemi të pafuqishmit. Ai është afër, e i largëti nuk dëgjon, si dhe cilësi të tjera të madhërueshme e të bukura të Allahut të Lartmadhëruar.