Dy fjalë janë të lehta për gjuhën, të rënda në Peshore dhe të dashura për të Gjithëmëshirshmin
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Dy fjalë janë të lehta për gjuhën, të rënda në Peshore dhe të dashura për të Gjithëmëshirshmin: "Subhanallahil Adhim, subhanallahi ve bihamdihi (I Lartësuar është Allahu i Madhëruar, i Lartësuar është Allahu dhe Atij i takon lavdërimi)!”
Muttefek alejhi
Shpjegimi
Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi për dy fjalë që njeriu i shqipton pa vështirësi, në çdo rrethanë dhe se për to ka shpërblim të madh në peshore dhe se Zoti ynë, i Gjithëmëshirshmi e i Lartmadhërishmi, i do ato:
Subhanallahil Adhim, subhanallahi ve bihamdihi (I Lartësuar është Allahu i Madhëruar, i Lartësuar është Allahu dhe Atij i takon lavdërimi)!” Kjo, se ato ngërthejnë në vete përshkrimin e Allahut dhe madhështi e përsosuri, si dhe dëlirësimin e Tij nga mangësitë.
Hadeeth benefits
Dhikri më madhështor është ai tek i cili bashkohet dëlirësimi i Allahut dhe lavdërimi i Tij.
Sqarimi se mëshira e Allahut është e gjerë me robërit e Tij, dhe se Ai për një vepër të vogël shpërblen shumë.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others