Robi është më së afërti me Zotin e tij kur ndodhet në sexhde, prandaj shpeshtoni lutjet (në të)
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Robi është më së afërti me Zotin e tij kur ndodhet në sexhde, prandaj shpeshtoni lutjet (në të)."
E shënon Muslimi
Shpjegimi
Profeti ﷺ sqaron se robi është më së afërti me Zotin e tij kur ndodhet në sexhde. Kjo, se, kur njeriu bie në sexhde, pjesët më fisnike të trupit i vendos në tokë, duke qenë i nënshtruar, i përulur dhe modest para Allahut të Lartmadhëruar.
Profeti ﷺ urdhëroi që lutjet të shtohen gjatë sexhdes, kështu që në këtë gjendje bëhen bashkë përulja para Allahut me fjalë dhe me vepër.
Hadeeth benefits
Adhurimi i shton robit afrimin me Allahun e Lartmadhëruar.
Është e rekomanduar që gjatë sexhdes të shpeshtohen lutjet, sepse është vend ku lutjet pranohen.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others