'Kul huvallahu ehad dhe dy Mbrojtëset (Feleku dhe Nasi) në mëngjes dhe në mbrëmje nga tri herë, të mjaftojnë për çdo gjë
Nga Abdullah ibn Hubejbi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: "Një natë me shi dhe me erë të fortë, dolëm të kërkonim Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!) që të na falte namazin. Kur e gjeta, më tha: 'Thuaj!' Por unë nuk thashë asgjë. Përsëri tha: 'Thuaj!' Por unë nuk thashë asgjë. Ai përsëri tha: 'Thuaj!' Kësaj here unë i thashë: 'Çfarë të them?' Ai tha: 'Kul huvallahu ehad dhe dy Mbrojtëset (Feleku dhe Nasi) në mëngjes dhe në mbrëmje nga tri herë, të mjaftojnë për çdo gjë".
Shpjegimi
Sahabiu i madh Abdullah ibn Hubejbi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ata dolën një natë në të cilën binte shi me rrebesh dhe frynte një erë e fortë për të kërkuar Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!) që t'u falte namazin dhe kur e gjetën, Pejgamberi i tha atij: "Thuaj!" d.m.th. këndo! Por, ai nuk këndoi asgjë. Kur Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) i përsëriti fjalët, Abdullahu i tha: "Çfarë të këndoj, o Pejgamber i Allahut?" Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) i tha që të këndonte suren El-Ihlas, suret El-Felek dhe En-Nas në mbrëmje dhe në mëngjes nga tri herë, ngase ato të mbrojnë nga çdo e keqe dhe nga çdo ligësi.
Hadeeth benefits
Pëlqehet që suret El-Ihlas, El-Felek dhe En-Nas të këndohen në mëngjes dhe në mbrëmje, ngase ato të mbrojnë nga çdo gjë e keqe.
Vlera e këndimit të sureve El-Ihlas, El-Felek dhe En-Nas.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others