- Lutja është themeli i adhurimit dhe si e tillë nuk lejohet t'i kushtohet dikujt tjetër pos Allahut.
- Lutja ngërthen në vete realitetin e robërimit (ndaj Allahut), pohimin se Allahu i Lartësuar është i panevojë (për ndokënd) e është i Fuqishëm dhe se robi është nevojtar për Të.
- Kërcënimi i ashpër (i përmendur në ajet) është dënimi për faktin se u treguan mendjemëdhenj ndaj adhurimit të Allahut dhe e lanë anash lutjen drejtuar Atij. Ata që janë mendjemëdhenj e nuk e lusin Allahun, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar dhe të përçmuar.