Ebu Hejaxh Esediu tregon se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka thënë: “A të të dërgoj për atë me të cilën më ka dërguar i Dërguar...
Profeti ﷺ i dërgonte shokët e tij që të mos linin asnjë statujë - që nënkupton figurën e dikujt a diçkaje - pa e hequr a rrafshuar.
Si dhe të mos l...
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Tijera (besimi në ogure të zeza) është shirk. Tije...
Profeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi kundër tijeras (besimit në ogure të zeza), që nënkupton besimin në ndjelljen e së keqes të diçkaje që dëgjohet...
Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Nuk është sipas udhëzimit tonë ai që bën tetajur (be...
Profeti ﷺ në këtë hadith i kërcënoi ata nga umeti i tij që bënin disa vepra, duke thënë: “Nuk është sipas udhëzimit tonë”, prej të cilave theksojmë:...
Zejd ibn Halid Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: I Dërguari i Allahut ﷺ na e fali namazin e sabahut në Hudejbije pas një nate me shi....
Profeti ﷺ e fali namazin e sabahut në Hudejbije, - fshat afër Mekës, - pasi atë natë ra shi. Kur dha selam dhe e mbaroi namazin, iu drejtua njerëzve d...
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Me të vërtetë rukjet (yshtjet, që nuk...
Profeti ﷺ sqaroi se veprimi i disa gjërave është shirk (idhujtari). Prej tyre theksoi:
1. Rukjet (yshtjet): fjalë përmes të cilave kërkonin shërim...
Ebu Hejaxh Esediu tregon se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka thënë: “A të të dërgoj për atë me të cilën më ka dërguar i Dërguari i Allahut ﷺ: të mos lësh statujë pa prishur e as varr të ngritur pa e rrafshuar!"
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Tijera (besimi në ogure të zeza) është shirk. Tijera është shirk. Tijera është shirk." - Këtë e tha tri herë. - "Secili prej nesh përjeton diçka nga kjo, por Allahu i Lartmadhëruar e largon atë me mbështetjen në Të."
Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Nuk është sipas udhëzimit tonë ai që bën tetajur (beson në ogure të zeza) ose bëhet për të tetajur, e as ai që bën fall ose shkon tek ai që bën fall, e as ai që bën magji ose bëhet për të magji dhe as ai që lidh nyja. Ai që shkon te falltari dhe i beson asaj që thotë, ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit ﷺ."
Zejd ibn Halid Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: I Dërguari i Allahut ﷺ na e fali namazin e sabahut në Hudejbije pas një nate me shi. Pasi e kreu namazin, u kthye nga njerëzit dhe u tha: “E dini se çfarë tha Zoti juaj?” Të pranishmit thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." I Dërguari vazhdoi: “Ai tha: "Disa robër të Mi më besuan, e disa të tjerë më mohuan. Ata që thanë: "Ra shi nga mirësia dhe mëshira e Allahut", më besuan Mua dhe i mohuan yjet. Ndërkaq, ata që thanë: "Ra shi për shkak të këtij e atij ylli", më mohuan Mua, e u besuan yjeve."
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Me të vërtetë rukjet (yshtjet, që nuk përputhen me fenë), temimet (hajmalitë) dhe tiveleja (diçka që bëhej me pretendimin se sillte dashuri) janë shirk.”
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se dëgjoi një njeri duke thënë: "Jo, pasha Qabenë!" Në atë rast Ibn Omeri tha: "Nuk bën të betohet në dikë a diçka tjetër përveç Allahut. Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Ai që betohet në dikë a diçka tjetër përveç Allahut, ka bërë kufër ose shirk.” "Ai që betohet në dikë tjetër përveç Allahut, ka bërë kufër ose shirk.”
Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Mos thoni: "Siç dëshiron Allahu dhe siç dëshiron filani!", por thoni: "Siç dëshiron Allahu, pastaj siç dëshiron filani!"
Mahmud ibn Lebidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vërtet gjëja që kam më shumë frikë për ju është shirku i vogël.” Të pranishmit i thanë: “Çfarë është shirku i vogël, o i Dërguari i Allahut?" Profeti ﷺ tha: “Syefaqësia. Allahu i Lartmadhëruar do t'u thotë atyre në Ditën e Kiametit, kur njerëzit do të shpërblehen për veprat e tyre: "Shkoni tek ata për të cilët bënit syefaqësi në këtë botë dhe shihni se a do të gjeni ndonjë shpërblim tek ata!"
Ebu Merthed Ganeviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Mos u ulni mbi varre e mos u falni në drejtim të tyre!"
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shejtani i shkon ndokujt dhe i thotë: "Kush e ka krijuar këtë? Kush e ka krijuar atë?" Derisa t'i thotë: "Kush e ka krijuar Zotin tënd?" Nëse arrin deri aty, atëherë (njeriu) le të kërkojë mbrojtjen e Allahut dhe le të ndalet së menduari (këto gjëra).”
Irbad ibn Sarije (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: Një ditë i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe na këshilloi me një këshillë drithëruese, që na i tronditi zemrat e na i përloti sytë. Atëherë ne i thamë: "O i Dërguari i Allahut, këto fjalë po na duken sikur janë këshillë lamtumirëse, andaj na porosit!" Ai tha: "Ju porosis të keni frikë Allahun dhe të jeni të dëgjueshëm e të bindur, edhe nëse ju bëhet prijës ndonjë rob abisinas. Pas meje do të shihni kundërshti të shumta, andaj kapuni fort pas traditës sime dhe traditës së kalifëve të drejtë e të përudhur, shtrëngojeni me dhëmballë dhe ruajuni nga gjërat e shpikura, sepse çdo bidat është lajthitje."