- Rëndësia e të kapurit fort për traditën profetike (sunetin) dhe pasimi i saj.
- Kujdesi për dhënien e këshillave dhe zbutjen e zemrave të të tjerëve.
- Urdhri për ndjekjen e katër kalifëve të drejtë e të udhëzuar pas Profetit ﷺ, që janë: Ebu Bekri, Omeri, Othmani dhe Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!).
- Ndalimi i bidatit (risive) në fe dhe se të gjitha bidatet janë devijim.
- Dëgjimi dhe bindja ndaj atyre që i kanë në dorë çështjet e muslimanëve (prijësit) bëhet në gjëra që nuk përbëjnë mëkatim (ndaj Allahut).
- Rëndësia e frikës ndaj Allahut të Lartmadhëruar (devotshmërisë) në çdo kohë dhe në çdo gjendje.
- Kundërshtitë do të ndodhin te muslimanët e, kur të ndodhin, duhet të kthehemi te tradita profetike dhe te tradita e kalifëve të drejtë.