- Mbrojtja e teuhidit dhe akides nga gjërat që e cenojnë atë.
- Është haram të përdoren rukjet shirkore, hajmalitë dhe tiveletë.
- Nëse njeriu ka bindje se këto tria janë shkaqe, atëherë një veprim i tillë është shirk i vogël, sepse i tilli e konsideroi shkak një gjë që nuk është shkak, ndërsa bindja se ato vetvetiu bëjnë dobi dhe dëm, është shirk i madh (që e nxjerr njeriun nga feja).
- Tërheqja e vërejtjes nga veprimi i shkaqeve shirkore dhe të ndaluara.
- Ndalimi i rukjeve dhe se ato janë shirk, përveç asaj që është legjitime (me Kuran dhe Sunet).
- Zemra duhet të lidhet vetëm me Allahun, sepse vetëm nga Ai, i Cili nuk ka ortak, vjen dëmi dhe dobia, kështu që askush nuk sjell të mira përveç Allahut dhe askush nuk e largon të keqen përveç Tij.
- Rukje e lejuar është ajo që përfshin tri kushte: 1. Të besojë se ajo është shkak dhe bën dobi vetëm me lejen e Allahut. 2. Të bazohet në Kuran, në emrat dhe cilësitë e Allahut, në lutjet profetike dhe në lutjet e ligjshme. 3. Të jetë në gjuhë të kuptueshme dhe të mos përmbajë fjalë të pakuptueshme dhe magji.