Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që i përngjan një populli është prej tyre."
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që i përngjan një populli, qofshin jobesimtarë, gjynahmëdhenj, qofshin njerëz të drejtë - duke bërë diçka...
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhame...
Profeti ﷺ në këtë hadith betohet në Allahun se askush nga ky umet (popull i thirrjes), qoftë hebre, qoftë i krishterë, qoftë dikush tjetër, të cilit i...
Nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: "Mëngjesin e Akabesë, i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!), ndërsa qëndront...
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ai ishte me të Dërguarin e Allahut (paqja qofët mbi të!) në haxhin e lamtumirës, ditën e kurbanit...
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Do të shkatërrohen (në botën tjetër) ata që e tepr...
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith për dështimin dhe humbjen që do t'i godasë tepruesit, - të cilët veprojnë pa udhëzim (fetar) e pa dituri, - në fenë...
Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Hebrenjtë janë ata me të cilët Allahu është i zemëruar, ndërsa të k...
Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se hebrenjtë janë një popull me të cilin Allahu është hidhëruar, sepse e njohën të vërtetën dhe nuk vepruan sipas saj....

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që i përngjan një populli është prej tyre."

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se nuk ka njeri nga ky umet, qoftë hebre, qoftë i krishterë, që dëgjon për mua, e pastaj vdes pa besuar shpalljen me të cilën jam dërguar, vetëm se do të jetë banor i Zjarrit."

Nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: "Mëngjesin e Akabesë, i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!), ndërsa qëndronte mbi devenë e tij, më tha: ‘Kap disa guralecë për mua!’ Unë kapa për të shtatë guralecë të vegjël sa gurët që përdoren për të qëlluar. Ai i shkundi ato në dorën e tij dhe tha: ‘Si këta gurët përdorni për të hedhur!’ Mandej, ai tha: ‘O njerëz, ruhuni nga ekstremizmi në fe, sepse ata që ishin para jush u shkatërruan nga ekstremizmi në fe!’”

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Do të shkatërrohen (në botën tjetër) ata që e teprojnë në shtrëngim (të dispozitave të fesë).” Këtë e tha tri herë.

Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Hebrenjtë janë ata me të cilët Allahu është i zemëruar, ndërsa të krishterët janë të humbur."

Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Allahu i shkroi caktimet për të gjitha krijesat, pesëdhjetë mijë vjet para se t'i krijonte qiejt e Tokën, ndërkohë që Arshi i Tij ishte mbi ujë.”

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ishte më i vërteti, vërtetësia e të cilit është dëshmuar, dhe thoshte: “Çdo njeriu i tubohet krijimi në mitrën e nënës së tij për dyzet ditë e dyzet net, pastaj, për po aq ditë shndërrohet në droçkë gjaku, më pas, për po aq ditë, shndërrohet në copë mishi (sikurse mishi i përtypur). Pastaj, atij i dërgohet një melek i urdhëruar me katër gjëra: të shkruajë furnizimin e tij, jetëgjatësinë, veprën, si dhe nëse do të jetë fatzi ose i lumtur (në botën tjetër). Më pas, i fryhet shpirti. Prej jush ka të atillë që, bën vepra të xhenetlinjve, madje aq sa vetëm një kut e ndan prej Xhenetit, por, ja që vjen në shprehje ajo që i është shkruar, kështu që punon vepra të banorëve të Zjarrit, rrjedhimisht hyn në të, dhe anasjelltas, ka të atillë që bën vepra të xhehenemlinjve, saqë mes tij dhe Zjarrit s’ka më shumë se një kut, por, ja që vjen në shprehje caktimi që i është ndarë, ndaj bën punë të banorëve të Xhenetit dhe hyn në të."

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Xheneti është më afër jush sesa lidhësja e nallaneve tuaja. Ashtu është edhe Zjarri.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Zjarri është rrethuar me epshe, kurse Xheneti është rrethuar me vështirësi.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Kur Allahu e krijoi Xhenetin dhe Zjarrin, e dërgoi Xhibrilin (alejhi selam) në Xhenet dhe i tha: "Shikoje atë dhe çfarë kam përgatitur në të për banorët e tij!" E shikoi dhe u kthye, pastaj tha: "Pasha krenarinë Tënde, kushdo që do të dëgjojë për të, do të (mundohet të) hyjë në të." Atëherë (Allahu) urdhëroi që të rrethohet (Xheneti) me vështirësi. Sërish i tha: "Shko dhe shikoje atë dhe çfarë kam përgatitur në të për banorët e tij!" Kështu, e shikoi, kur ja, ishte rrethuar me vështirësi, kështu që tha: "Pasha krenarinë Tënde, kam frikë se askush nuk do të hyjë në të." (Allahu) i tha: "Shko shikoje Zjarrin dhe çfarë kam përgatitur në të për banorët e tij!" E shikoi atë, kur ja, ishte ndërtuar në shtresa një mbi një, kështu që u kthye dhe tha: "Pasha krenarinë Tënde, askush nuk do (të dëshirojë) të hyjë në të!" Atëherë (Allahu) urdhëroi që të rrethohet (Zjarri) me epshe. Sërish i tha: "Kthehu dhe shikoje!" Kështu, e shikoi, kur ja, ishte rrethuar me epshe, kështu që u kthye dhe tha: "Pasha krenarinë Tënde, kam frikë se askush nuk do t'i shpëtojë hyrjes në të!"

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Zjarri juaj është një e shtatëdhjeta pjesë e zjarrit të Xhehenemit.” Dikush i tha: "O i Dërguari i Allahut, edhe po të ishte sa zjarri i dynjasë, do të ishte i mjaftueshëm." Ai tha: “Ai (zjarri i Xhehenemit) është për gjashtëdhjetë e nëntë hise më i nxehtë. Secila hise ka nxehtësinë e zjarrit të kësaj bote.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Allahu do ta kapë Tokën, ndërsa qiejt do t'i palosë me të Djathtën e Tij, pastaj do të thotë: "Unë jam Mbreti! Ku janë mbretërit e Tokës?”