Shpjegimi
Ibn Mesudi thoshte: "I Dërguari i Allahut ﷺ ishte më i
vërteti, vërtetësia e të cilit është dëshmuar nga Allahu i Lartësuar: Ai ka thënë: "Çdo njeriu i tubohet krijimi, e kjo është kur burri kryen marrëdhënie me bashkëshorten e tij, ku sperma e tij e shpërndarë mblidhet në mitrën e gruas për dyzet ditë si copë e varur gjaku, më pas, në dyzetëshen e dytë, shndërrohet në copë mishi, pra, gjak i trashë e i fortë. e më pas shndërohet në copë mishi, e cila është aq sa përtypet dhe kjo është dyzetëshja e tretë. Pastaj Allahu ia dërgon melekun, i cili i fryn shpirtin, pas përfundimit të dyzetëshes së tretë. Meleku urdhërohet të shkruajë katër gjëra: furnizimin e tij, respektivisht sasinë e begative që do të marrë gjatë jetës së tij; jetëgjatësinë, respektivisht periudhën se sa do të qëndrojë në këtë botë; veprën e tij, se çfarë do të bëjë dhe se a do të jetë i lumtur a fatzi (në botën tjetër). Pastaj Profeti ﷺ u betua se ndonjë njeri do të bëjë vepra të banorëve të Xhenetit dhe veprat e tij do të jenë të mira, pra, njerëzve u duken të tilla, si dhe do të vazhdojë kështu, derisa mes tij dhe Xhenetit të jetë vetëm sa një kut, që do të thotë: ajo që mbetet mes tij dhe arritjes në Xhenet është gjatësia e një kuti, por libri ia parakalon dhe ajo që është caktuar për të, kështu që bën vepra të banorëve të Zjarrit dhe në këtë gjendje përfundon dhe, si rrjedhojë, futet në Zjarr, sepse kusht që puna e tij të pranohet është që të jetë i qëndrueshëm në të dhe të mos ndryshojë. Ndërkaq, një njeri tjetër bën vepra të banorëve të Zjarrit, derisa të jetë afër hyrjes në të, saqë ajo që mbetet mes tij dhe arritjes në Zjarr është gjatësia e një kuti, por libri ia parakalon dhe ajo që është caktuar për të, kështu që bën vepra të banorëve të Xhenetit dhe, si rrjedhojë, futet në Xhenet.