“Allahu do ta kapë Tokën, ndërsa qiejt do t'i palosë me të Djathtën e Tij, pastaj do të thotë: "Unë jam Mbreti! Ku janë mbretërit e Tokës?”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Allahu do ta kapë Tokën, ndërsa qiejt do t'i palosë me të Djathtën e Tij, pastaj do të thotë: "Unë jam Mbreti! Ku janë mbretërit e Tokës?”
Muttefek alejhi
Shpjegimi
Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se Allahu i Lartësuar, në Ditën e Kiametit, do ta kapë dhe do ta tubojë Tokën, ndërsa qiejt do t'i palosë me Dorën e Tij të djathtë dhe do t'i mbështjellë njërin mbi tjetrin e pastaj do t'i asgjësojë e do t'i zhdukë, e më pas do të thotë: "Unë jam Mbreti! Ku janë mbetërit e Tokës?!"
Hadeeth benefits
Rikujtim se mbretëria e Allahut do të jetë e vazhdueshme, ndërsa mbretëria e të tjerëve do të zhduket.
Madhëria e Allahut dhe madhështia e fuqisë, pushtetit dhe mbretërisë së Tij të përsosur.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others